Mesfushori Toni Kros ishte një nga lojtarët më të mirë për skuadrën e Gjermanisë. Një lider i vërtetë në fushë, Kros tregoi se është një lojtar më ndeshje të mëdha, edhe pse në fund kjo nuk mjaftoi për skuadrën e tij e cila u eliminua nga Anglia në 1/8-at.
“Është për të ardhur keq që nuk mund të fitonim. Na mungoi konkretizimi në rastet që na u paraqitëm. Goli i parë ndryshoi gjithçka për ne, deri atëherë po bënim një ndeshje të madhe. Kur eliminohesh në këtë mënyrë, dhimbja është edhe më e madhe. Vinim nga një grup ferri dhe meritonim më shumë, por futbolli i tillë është, humbja duhet pranuar dhe duhet parë nga e ardhmja me optimizëm. Duhet të mësojmë nga gabimet e bëra sot.
Lëv? Është e trishtueshme të mendosh që ai nuk do të jetë më trajneri ynë pas kësaj ndeshjeje. Do të na mungojë shumë. Kanë qenë 15 vite të mbushura me momente të paharrueshme. Sigurisht që meritonte një largim ndryshe, por mendoj që dhe trajneri i ri që do të nisë punë së shpejti do të bëjë shumë mirë.
Fatmirësisht kemi një skuadër me lojtarë të rinj dhe të talentuar të cilët kanë shumë dëshirë për të fituar trofe”, u shpreh Toni Kros, i cili me shumë mundësi luajti Europianin e fundit me kombëtaren e Gjermanisë. 31-vjeçari ka fituar Botërorin me gjermanët në 2014 dhe shpresonte të provonte dhe shijen e Europianit, një ëndërr që dje u venit.