​Sot ka skaduar kontrata e Messit me Barçën, këto janë zhvillimet e fundit mbi të ardhmen e tij

Futboll

​Sot ka skaduar kontrata e Messit me Barçën, këto janë zhvillimet e fundit mbi të ardhmen e tij

Më: 30 qershor 2021 Në ora: 15:25
Messi

A ka skaduar kontrata e fundit e Lionel Messit me Barcelonën? A do të nënshkruajë ai vazhdimin e saj? Cila është e ardhmja e superyllit argjentinas?

Këto përgjigje dhe shumë detaje të tjera në lidhje me numrin 10 të Barcelonës provon t’i jap “Goal.com”.

Spekulimet mbi të ardhmen e Messit kanë qenë të mëdha që nga vendimi i tij për të dorëzuar kërkesën për t’u larguar në fund të sezonit 2020-21, me të cilën sugjeroi që lidhja e tij me Barçën së shpejti mund të përfundonte.

Në fund, 34-vjeçari bëri një kthesë duke vendosur që ta respektojë vitin e fundit të marrëveshjes së tij aktuale, por nuk ka nënshkruar ende një rinovim të saj.

A mundet që Messi të largohet me të vërtetë nga Katalunja këtë verë?

Messi tani ka arritur datën e skadimit të kontratës së tij më 30 qershor 2021, që do të thotë se ai do të jetë një lojtar i lirë dhe mund të bashkohet me një klub tjetër pa asnjë çmim.

Fituesi i gjashtë herë Topit të Artë u bë lojtari më i paguar në historinë e La Ligas kur nënshkroi një marrëveshje të re katër vjeçare me Barçën me vlerë 555 milionë euro, por është raportuar që klubi nuk mund të paguajë më tutje pagën e tij të lartë për shkak të krizës financiare.

“Goal” ka mësuar se bisedimet midis Messit dhe zyrtarëve të Barcelonës mbi një zgjatje të kontratës vazhduan edhe javën e kaluar, por marrëveshja e re ende nuk është arritur.

Presidenti i “Blaugranëve”, Joan Laporta ka shprehur optimizmin e tij në lidhje me qëndrimin e Messit, duke deklaruar së fundmi se nënshkrimi i ri Sergio Aguero ka bërë pjesën e tij për të bindur bashkatdhetarin e tij për të nënshkruar zgjatjen e kontratës.

"Aguero po ndihmon. Ai po i thotë çdo ditë të qëndrojë," tha Laporta në fillim të këtij muaji. "Messi është i ngazëllyer dhe unë jam mirënjohës ndaj tij për dëshirën që po tregon për të qëndruar", kishte theksuar ai.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat