UEFA ka zbuluar emrat e gjyqtarëve që do të ndajnë drejtësinë në çerekfinalen mes Zvicrës dhe Spanjës.
Trajneri i njohur anglez, Michael Oliver, do të jetë gjyqtari kryesor në këtë ndeshje.
Dy gjyqtarët tjerë anglezë, Stuart Burt dhe Simon Bennett, do të jenë ndihmësit e tij.
Ovidiu Hategan nga Rumania do të jetë gjyqtari i katërt.
Kujtojmë se ndeshja mes Zvicrës dhe Spanjës do të zhvillohet të premten në “Saint Petersburg Stadium” nga ora 18:00.