​Granit Xhaka nuk luan kundër Spanjës në çerekfinale të Euro 2020

Futboll

​Granit Xhaka nuk luan kundër Spanjës në çerekfinale të Euro 2020

Më: 30 qershor 2021 Në ora: 16:35
​Granit Xhaka

Pasi e mposhti Francën duke bërë një paraqitje fantastike dhe duke u kualifikuar në fazën çerekfinale të Kampionatit Evropian Euro 2020, Kombëtarja e Zvicrës tani do të përballet me një tjetër rival shumë të vështirë.

Do të jetë Spanja rivali i helvetikëve për kalim në gjysmëfinale.

Dhe në këtë përballje trajneri i Zvicrës Petkoviç nuk do t’i ketë në dispozicion shërbimet e mesfushorit Granit Xhaka, përcjellë KosovaPress.

Në sfidën ndaj Francës ku u vlerësua si lojtari më i mirë, Xhaka u ndëshkua me karton te verdhë dhe si pasojë e kësaj nuk ka të drejtë loje në çerekfinale.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat