Llapi është gati për sfidat evropiane përkatësisht kundër Shkupit.
Kryetrajneri i Llapit nga Podujeva, Tahir Batatina, ka zhvilluar përgatitjet disa ditë në Ohër.
Fituesi i Kupës së Kosovës mbushi bateritë për ndeshjet eliminatore të Europa League.
“Skuadra përfundon fazën përgatitore prej 8 ditësh në Ohër dhe është nisur drejt Kosovës.
Gëzon fakti që gjendja e futbollistëve është shumë e mirë dhe pa ndonjë lëndim eventual.
Përgatitjet në Ohër si dhe dy ndeshjet kontrolluese ndaj Dritës dhe Teutës ishin pasqyra reale e ekipit.
Pas dy ditësh pushimi, të shtunën skuadra rinis stërvitjet deri ditën e mërkurë për t'u zhvendosur më pas në Shkup, për përgatitjet finale para ndeshjes së rrethit të parë të Ligës së Konferencës ndaj FC Shkupi e cila zhvillohet të enjten në ora 20:00 në "Todor Proeski National Arena" në Shkup”, njofton KF Llapi.