Esin Hakaj është lojtari i ri i skuadrës së Samsunsporit, e cila militon në Ligën e Parë të Turqisë.
Ish-mbrojtësi i Partizanit ka firmosur një kontratë 3-vjeçare me opsion rinovimi edhe për një tjetër sezon.
Këtë lajm e ka bërë zyrtare klubi i Samsunporit me anë të një postimi në profilin e saj të rrjetit social “Twitter”, duke i uruar mirëseardhjen mbrojtësit shkodran.
Me skuadrën e Samsunsporit, Esin Hakaj do të ribashkohet me shokun e skuadrës tek Partizani, Eraldo Çinari i cili pak javë më parë iu bashkua klubit turk.