Problemi i vetëm

Futboll

Problemi i vetëm

Më: 30 qershor 2021 Në ora: 17:45
Problemi i vetëm

Sezoni i ri garues 2021/22 mund të mos e gjejë Edinson Cavanin duke luajtur për skuadrën e Manchester United.

Sipas lajmit të fundit nga “Daily Star”, Roma mund të jetë skuadra e re e sulmuesit nga Uruguaji.

Trajneri i ri i Romës Jose Mourinho dëshiron që ta ketë nën urdhrat e tij numrin shtatë të “Djajve të Kuq”.

Problemi i vetëm në avancimin e këtij operacioni është se Cavani ka nënshkruar kontratë me Manchester United dhe Roma duhet të paguajë për kartonin e tij.

Cavani momentalisht është i angazhuar në Kupën e Amerikës me Uruguajin dhe pas përfundimit të këtij kompeticioni do të vendos për të ardhmen e tij.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat