Tashmë ish-trajneri i Gjermanisë Joakim Low është i lirë por e ardhmja e tij ende nuk dihet se ku do të jetë.
Sot ai është përmendur si kandidat potencial për të marr drejtimin e Kombëtares së Holandës e cila e shkarkoi Frank De Borin pas eliminimit nga Euro 2020, por mediat gjermane e kanë mohuar një mundësi të tillë.
Joachim Low nuk është i interesuar të marrë vendin e lirë në krye të Holandës, thotë gazetari Christian Falk i “BILD”.
Trajneri shumëvjeçar i Gjermanisë u tërhoq nga ai post pas humbjes ndaj Anglisë, pasi kishte njoftuar se Euro 2020 do të ishte turneu i tij i fundit në krye të Kombëtares së Gjermanisë.