Sulmuesi i Ukrainës do të mungojë së paku 6 muaj

Futboll

Sulmuesi i Ukrainës do të mungojë së paku 6 muaj

Më: 30 qershor 2021 Në ora: 19:37
Artem Besedin

Artem Besedin ka pësuar një lëndim të rëndë.

Në sfidën ndërmjet Suedisë dhe Ukrainës, ndeshja shkoi në vazhdime dhe rezultati ishte baras.

Mirëpo, ishte mbrojtësi i Suedisë, Danielson i cili me një ndërhyrje brutale e lëndoi sulmuesin e Ukrainës, Artem Besedin.

Sipas “Goal Italia”, Besedin ka pësuar lëndim të rëndë në ligamente nga ndërhyrja dhe do të mungojë së paku gjashtë muaj.

Danielson u ndëshkua me të kuq pas rishikimit nga sistemi VAR.

Në fund, Ukraina doli triumfuese nga dueli ne “Hampden Pak” dhe u kualifikua në çerekfinale të “Euro 2020”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat