Ylli i Kombëtares së Kosovës dhe i skuadrës së Napolit, Amir Rrahmani e ka vizituar klubin e tij të fëmijërisë Ramiz Sadikun.
Kapitenin e Kosovës e kanë pritur në stadiumin e Ramiz Sadikut, përgjegjësi i klubit Agron Mecinaj së bashku me stafin e klubit.
Rrahmani përcjelli nga afër stërvitjen e 16-vjeçarëve duke ju treguar më pas që ishte vetë ai, i cili kishte debutuar 16 vjeç në ekipin e parë të Ramiz Sadikut.
Rrahmani dhe shumë të tjerë janë yjet që kanë dalë nga shkolla e futbollit të kësaj skuadre.