Teuta pësoi një tjetër humbje në miqësore pas disfatës ndaj Llapit. Skuadra e Edi Martinit që po vazhdon përgatitjet për pjesëmarrjen në turin e parë kualifikues të Champions League në Maqedoninë, u mposht në miqësoren ndaj Strugës të zhvilluar pikërisht në këtë qytet me shifrat 2:1.
Goli i Dejvi Bregut me 11-metërsh në pjesën e parë nuk u mjaftoi djemëve të detit që zbritën në fushë me formacionin më të mirë të mundshëm ndërkohë që në pjesën e dytë trajneri Edi Martini i zëvendësoi të gjithë lojtarët.
Për Teutën në këtë sfidë debutoi edhe afrimi i bujshëm në këtë merkato verore, sulmuesi i kombëtares shqiptare Taulant Seferi.
Kjo ishte edhe miqësorja e fundit e Teutës në tokën maqedonase me durrsakët që të enjten e ardhshme do të sfidojnë në Niko Dovana, Sheriffin e Tiraspolit.