Rafael Benitez është penduar për fjalët e thëna kur ishte menaxher i Liverpoolit.
Rafael Benitez është rikthyer për herën e katërt në Angli për të vazhduar karrierën tek rivali i “urryer” i Liverpoolit, skuadra e Evertonit.
Liverpool dhe Everton i përkasin të njëjtit qytet dhe kanë rivalitet historik ndërmjet tyre ndër vite.
Mirëpo, kur ishte pjesë e Liverpoolit, Benitez kishte deklaruar që Evertoni është një klubi vogël, dhe këto fjalë janë rikthyer si një “boomerang” për spanjollin.
Ai është pyetur për fjalët që ka thënë, duke shprehur menjëherë pendimin e tij.
“Unë bëra një gabim kur thashë se Evertoni ishte një klub i vogël. Ajo që doja të thosha ishte se ata janë një klub i vogël sepse atë ndeshje me Liverpoolin, ata kishin vetëm një shans”, tha ai.
“Tifozët e Liverpoolit ishin të lumtur atëbotë dhe ata të Evertonit jo. Por unë nuk doja të thosha se ata ishin një klub i vogël, doja të thosha se ishin një skuadër e vogël”, tha Benitez.
“Disa tifozë të Evertonit vijnë tek unë dhe më thonë për atë që bëra për qytetin, kemi bërë disa evente bamirësie etj, kështu që unë kam një lidhje shumë të mirë me qytetin, jo vetëm me tifozët e Liverpoolit”, përfundoi Rafael Benitez.