Sulmuesi Kylian Mbappe nuk dëshiron ta rinvojë kontratën me Paris Saint-Germain.
Sipas “L’Equipe”, Mbappe nuk dëshiron ta rinovojë kontratën me PSG.
Kontrata aktuale e sulmuesit mbaron më 30 Qershor 2022 dhe ai nuk është i interesuar ta vazhdojë kontratën, por dëshiron ta respektoj atë dhe të mbetet në Francë deri në sezonin e ardhshëm më pas të largohet si futbollist i lirë.
Thuhet se francezi, tashmë i ka informuar anëtarët e klubit për dëshirën e tij që të mos mbetet në klub pas përfundimit të marrëveshjes aktuale.
22-vjeçari, që një kohë të gjatë është lidhur me një kalim te Real Madrid, dhe nuk përjashtohet mundësia që të kalojë te ‘Los Blancos’ vitin tjetër si futbollist i lirë.