Lojtari më i mirë në botë, Lionel Messi aktualisht është "i papunë". Në mesnatë ka përfunduar kontrata e "pleshtit" me Barcelonën dhe Messi tashmë është një lojtar i lirë.
12 muaj nga përpjekja e tij për të lënë Barcelonën, 6 herë fituesi i “Topit të Artë” tani ka mundësinë e tij të largohet.
Gjithsesi, bisedimet për rinovimin e kontratës sipas BBC po vazhdojnë, çka do të thotë se Messi mund të vendosë të qëndrojë në "Camp Nou".
Ku do të luajë Messi sezonin e ardhshëm?
Gazetari spanjoll i futbollit, Guillem Balague tha në fillim të kësaj jave se Barcelona kishte "ngritur nivelin e urgjencës" në bisedimet me Messin, me shpresat për të bërë një njoftim për një marrëveshje të re dy-vjeçare para fillimit të korrikut.
"Rinovimi i kontratës së Messit është përparësia kryesore e presidentit të ri Joan Laporta dhe ai aktualisht është duke negociuar drejtpërdrejt me babanë dhe përfaqësuesin e Messit, Jorge Messi," tha ai.
"Messi e di për interesin nga klubet e tjera, por deri më tani nuk ka negociuar asgjë me ta, duke pritur së pari për të dëgjuar se çfarë ofron Barcelona."
Tani që 34-vjeçari ndodhet pa asnjë skuadër shumë ekipe të ndryshme do të tentojnë të përfitojnë nga kjo situatë, ku Mançester Siti ndodhet në “pole” për Mesin, Interi që gjithmonë e ka admiruar lojtarin apo edhe PSG që do të bënte çmendurira për ta pasur në kontingjentin e saj.
Messi aktualisht është në Brazil duke luajtur për Argjentinën në Kupën e Amerikës.