Robin Gosens do të largohet nga Atalanta gjatë afatit kalimtar veror, pas katër viteve qëndrim në Bergamo.
Mbrojtësi gjerman ka shkëlqyer në vitet e fundit në Serie A, por edhe me Kombëtaren e Gjermanisë në Kampionatin Evropian, Euro 2020.
Falë paraqitjeve fantastike të tij, shumë skuadra të mëdha janë futur në garë për të nënshkruar me anësorin.
Juventus, Inter, Bayern Munich, Barcelona e Borussia Dortmund janë skuadrat e mëdha që duan shërbimet e tij.
Por sipas mediave gjermane, Dortmund po shihet si favorit, pasi tanimë janë në bisedime të avancuara me përfaqësuesit e lojtarit.
Gosens ka dhënë dritën e gjelbër për tu rikthyer në Gjermani dhe për të luajtur me Dortmundin, derisa marrëveshja duket shumë afër.
Nga ana tjetër Atalanta janë gati ta shesin yllin e skuadrës nëse vije një ofertë mbi 30 milionë euro.