Pedri Gonzalez bëhet çështje mes Federatës Spanjolle dhe Barcelonës. Ekipi U-21 dëshiron që ta grumbullojë talentin e katalanasve për Lojërat Olimpike, por klubi nuk e do diçka të tillë pasi ai ka luajtur shumë minuta dhe duhet të pushojë gjatë sezonit të ardhshëm.
Mirëpo, nga federata thuajse e detyrojnë Barcelonën që t’i përgjigjet pozitivisht ftesës për grumbullimin e lojtarit.
Nuk dihet ende çfarë do të ndodhë.
Në fakt Barcelona nuk ishte skuadra e vetme që kishte probleme me trajnerin De la Fuente, pasi nuk duan t’i humbasin yjet e tyre për sezonin e ardhshëm sepse kalendari është shumë i ngjeshur.