Përzgjedhësi i Italisë, Roberto Mançini ka marrë një lajm të mirë sa i përket rikthimit të futbollistëve.
Sipas “Goal Italia”, kapiteni Giorgio Chiellini është rikuperuar nga lëndimi dhe është i gatshëm për ndeshjen ndaj Belgjikës në kuadër të çerekfinales së “Euro 2020”.
Sipas artikullit, edhe Alesandro Florenzi është rikthyer në stërvitje dhe ka dhënë sinjale pozitive në aspektin e rikuperimit nga lëndimi.
Kiellini u lëndua në ndeshjen e fazës së grupeve ndaj Zvicrës, ku doli nga loja në min 24-të.