“Sky Sport Italia” pretendon se Roma është afër të sigurojë Rui Patricion nga Wolves për 10 milion euro plus bonuse, ndërsa Arsenali refuzoi propozimin e tyre të fundit për Granit Xhakën. “Giallorossi” janë duke punuar në rindërtimin e skuadrës nën trajnerin e tyre të ri Jose Mourinho i cili ka kërkuar disa lojtar nga Premierliga.
Sipas raporteve të fundit nga Italia, një marrëveshje me Ëolverhamptonin është afër për portierin e Portugalisë, Rui Patricio.
Kjo marrëveshje do të bëhet për rreth 10 milionë euro plus shtesa për 33-vjeçarin, i cili bëri përshtypje të mira në Euro 2020 për Portugalinë, përcjellë KosovaPress.
Sa i përket mesfushorit zviceran Xhaka, Arsenali përsëri e ka hedhur poshtë propozimin e fundit, që thuhet të jetë 12 milionë euro plus 3 milionë në formën e bonuseve të lidhura me performancën e lojtarit.
Negociatat po vazhdojnë dhe të gjitha palët janë të bindura se do të arrijnë një marrëveshje relativisht shpejt.