Didie Deshamp do të vazhdojë të jetë në krye të kombëtares së Francës.
Trajneri francez, do të vazhdojë të jetë në pankinën e Francës pavarësisht eliminimit nga “Euro 2020”.
Sipas “RMC Sport”, eliminimi nga Zvicra apo edhe disponueshmëria e Zidanit, nuk do ta rrezikojnë qëndrimin e Deshampit tek Franca.
Sipas artikullit, Deshamp nuk dëshiron të largohet nga Franca dhe dëshiron të vazhdojë punën e tij dhe kjo është në përputhshmëri me presidentin e Federatës Franceze të Futbollit, Noel Le Graet, i cili nuk ka asnjë qëllim që ta largoje 52 vjeçarin.