Sergi Roberto duket se nuk është në planet e trajnerit holandez, Ronald Koeman.
Mbrojtësi spanjoll raportohet se është nxjerrë në shitje nga klubi i Barcelonës.
“Mundo Deportivo” shkruan se Barcelona i ka ofruar 29-vjeçarin Manchester Cityt, por në garë për transferimin e tij është edhe Interi.
Katalunasit janë të interesuar ta shesin Roberton gjatë kësaj vere, për të mos e humbur me parametra zero në vitin e ardhshëm.
Sergi Roberto në tregun e transferimeve vlerësohet me 18 milionë euro.