Përzgjedhësi i Italisë, Roberto Mancini do të bëj vetëm një ndryshim në ekip, para përballjes me Belgjikën në çerekfinale.
Lëvizja e vetme do të jetë Federico Chiesa, që do të luajë në vend të Domeniko Berardit.
Sipas mediave italiane, kjo do të jetë ndryshimi i vetëm nga sfida më Austrinë në 1/8 e finales.
Federico Chiesa, erdhi në lojë në pjesën e dytë të takimit me Austrinë dhe shënoi golin e parë në kohën shtesë.