Ionikos ka arritur marrëveshjen me ish-mesfushorin e Kombëtares, Vullnet Bashën.
Mesfushori 30-vjeçar pritet t’i nënshtrohet ekzaminimeve mjekësore dhe të nënshkruajë kontratën e tij të re me skuadrën greke.
Sipas asaj që raporton media helene “Sport-Fm.gr”, kanë arritur marrëveshjen me vëllain e Migjen Bashës, Vullnetin. Të dy palët kanë qenë në kontakt gjatë ditëve të fundit, ku kanë rënë dakord dhe tani Basha pritet që të mbajë veshur fanellën e Ionikos.
Vullnet Basha ishte pa skuadër pas përfundimit të aventurës me ekipin polak të Visla Krakovit, gjithashtu ai ka mbajtur veshur fanellat e Mursias, Zaragozës, Sionit dhe Lozanës.