Prishtina firmos për tre vite me sulmuesin Leutrim Kryeziu. Lajmi bëhet i ditur në faqen e klubit bardhekaltër.
“Nga huazimi, Prishtina e transferon Leutrim Kryeziun nga Lugano.
Për tre vitet e ardhshme skuadra siguron vijën e sulmit”, - njofton klubi i Prishtinës.
Kampioni i Kosovës po përgatitet për sfidën e madhe kundër skuadrës hungareze, Ferencvarosh, në kuadër të rrethit të parë eliminator të Champions League.