Domenicolin Berardi po bën një Europian shumë të mirë me Italinë dhe nga aty lojtari mund të përfitojë për të bërë hapin e madh në karrierë.
Prej disa vitesh përflitet për një largim të sulmuesit nga Sassuolo dhe kjo verë mund të jetë e duhura për hapin e madh në një ekip si Milani apo Leicester City.
Janë këto dy ekipe që kanë shfaqur interesim për 26-vjeçarin, teksa kuqezinjtë fillimisht duhet të shesin për ta afruar, ndërsa klubi anglez ka më shumë potencial ekonomik.
Bisedime zyrtare ende nuk ka, por pritet fundi i Europianit për të hedhur hapa konkretë.