Pas shkarkimit të Frank de Burit nga kombëtarja e Holandës, Joakim Lëv është një nga kandidaturat për të zërë vendin në stolin e portokallinjve.
Lëv nuk do të jetë më pjesë e Gjermanisë dhe e ardhmja e tij si trajner është ende një rebus.
Gjithsesi, për momentin Lëv duket se nuk po mendon për stolin e Holandës pasi ashtu siç e tha dhe vetë në konferencën për shtyp, është ende shumë herët.
Gjermania e Lëvit u eliminua në 1/8 nga kombëtarja e Anglisë, gjithashtu edhe Holanda në fazën e 1/8 nga Çekia.