Si gjithmonë në afatin kalimtar veror ka lëvizje të futbollistëve.
Prishtinës i largohet portieri Laurit Behluli, i cili do të kërkojë një klub të ri.
“Pasi nuk gjetëm akordin për të vazhduar bashkëpunimin, mora vendim që të largohem nga klubi ku u rrita për plotë 6 vite FC Prishtina.
Dua të falënderoj kryesinë e klubit, bashkëlojtarët dhe gjithë trajnerët që punova me ta ndër vite.
Klubit i dëshiroj shumë suksese në garat europiane dhe në vazhdimësi”, njofton Laurit Behluli.