Futbollisti Xherdan Shaqiri me shokë janë të motivuar deri në pikën e fundit kundër Spanjës, e cila zhvillohet nesër (18.00) në stadiumin “Gazprom Arena” në St. Petersburg.
Ndeshje çerekfinale e Kampionatit Evropian e cila pritet me drithërima qoftë nga zviceranët qoftë nga spanjollët.
Granit Xhaka do të mungojë për shkak të kartonëve të verdhë dhe shiriti i kapitenit i besohet yllit të Kosovës, Xherdam Shaqiri.
“Unë po përgatitem normalisht për ndeshjen. Fusha nuk luan një rol të madh. Jam krenar që do të mbaj shiritin e kapitenit. Do të mundohem ta ndihmoj ekipin në fushë”, tha Shaqiri, transmeton “20min”.