Manchester United ka konfirmuar transferimin e sulmuesit Jadon Sancho nga Borussia Dortmund.
“Djajtë e Kuq” kanë bërë të ditur se kanë arritur marrëveshje për anglezin, derisa do kryhen vetëm testet mjekësore.
“Manchester United është i gëzuar të njoftojë për arritjen me marrëveshjen me Borussia Dortmund për transferimin e Jadon Sanchos.
Transferimi do kompletohet kur të kryhen testet mjekësore, pasi Jadon të përfundojë përfshirjen në Kampionat Evropian”, shkruhet në komunikatë.

Sancho do nënshkruajë kontratë pesëvjeçare, derisa United do paguajë 90 milionë euro.