Te Barça ka shpresa se Leo në fund do të pranojë

Futboll

Te Barça ka shpresa se Leo në fund do të pranojë

Më: 1 korrik 2021 Në ora: 16:46
Te Barça ka shpresa se Leo në fund do të pranojë

Lionel Messi është lojtari i lirë pa klub edhe zyrtarisht, pasi marrëveshja e tij me Barcelonën skadoi në mesnatën e 30 qershorit.

Menaxheri dhe babai i Messit, Jorge, dhe drejtuesit e Barçës janë në bisedime tash e një kohë të gjatë për gjetjen e një marrëveshjeje të re. Por sipas mediave në Spanjë, gjetja e një marrëveshje të re është paksa e vështirë, për shkak të natyrës së kërkesave të Messit dhe gjendjen së pasigurt financiare të klubit.

Messi sot nuk konsiderohet lojtar i Barcelonës, është i lirë.

Megjithatë, Barça nuk e ka fshirë atë nga faqja zyrtare ku janë të rreshtuar të gjithë futbollistët, edhe pse sipas mediave në Spanjë, duhet të largojnë të gjithë fotot e Messit, po ashtu edhe fanellën nga dyqani zyrtar pasi tashmë është futbollist i lirë deri në arritjen e një marrëveshje, nëse arrihet.

Te Barça ka shpresa se Leo në fund do të pranojë dhe do të qëndrojë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat