E ka patur si lojtar te Manchester United dhe ka zgjedhur ta largojë. Po flasim për Jose Mourinho-n dhe Memphis Depay.
Trajneri portugez ka folur në talkSport për sulmuesin holandez dhe arsyet pse ka dështuar me fanellën e Djajve të Kuq.
“Një profesionist shumë i mirë.
Dua ta theksoj se është një profesionist i zoti. Ndonjëherë lojtarë të caktuar shkojnë shumë shpjet te klubet e mëdha dhe nuk janë gati për këtë. Nuk e kuptojnë se te skuadrat e mëdha ka një konkurrencë të madhe dhe nuk mund të luash gjithmonë”, ka thënë Mou.
“Kjo i bën të humbin sensin e realitetit dhe të bëhen pak infantil. Ja, kjo është ajo që mendoj se ka ndodhur me Memphis te Manchester United”.