Cesar Azplicueta, mbrojtës i Spanjës, ka folur për Marca-n në lidhje me ecurinë e skuadrës së Luis Enrique në Europian pas fitores së madhe të arritur në kohën shtesë kundër Kroacisë:
“Ka akoma shumë punë për të bërë. Në janar nuk mendoja të isha këtu, nuk grumbullohesha me kombëtaren prej dy vitesh”, ka thënë ylli i Chelsea-t.
“Kanë ndodhur shumë gjëra në këto ditë. Sergio Busquets ka rezultuar pozitiv me Covid, më pas rezultati fals pozitiv i marcos Llorente. Kanë qenë momente të vështira. Nuk e dinim nëse do të mund të luanin ose jo”.
Në lidhje me kritikat ndaj Morata-s:
“Nuk është e lehtë, por ka treguar se di të përballet me sfidat. Ka besim te vetja dhe e ka treguar jo vetëm me golin e shënuar kundër Kroacisë”.