Nga Gjykata e Madridit ka ardhur një tjetër mbështetje për projektin Super League, sipas AS.
Gjykatësi Manuel Ruiz de Lara, në fakt, i ka kujtuar edhe një herë UEFA-s që “të mos përjashtojë klubet themelues të Super League nga kompeticionet europiane”.
Në rast se organizata kryesore e futbollit europian do të vazhdojë në këtë rrugë “rrezikon të ndëshkohet me gjoba dhe të shkeljes së urdhrit të një autoriteti gjyqësor”.
Gjykata e Madridit ka shkuar më tej dhe ka dalë kundër ndëshkimeve të vendosura kundrejt 9 klubeve që kanë dalë nga projekti.
Gjykata ka kërkuar që të anulohen “sanksionet në lidhje me uljen me 5% të të ardhurave dhe kontributin në Fondin e Solidaritetit me 15 milionë euro, përveç detyrimit për të shkrirë Super League”.
Ndër të tjera, lexohet edhe se vendimi i Gjykatës Europiane të Drejtësisë në lidhje me pozicionin dominues të UE FA-s dhe FIFA-s duhet të vijë mes tetorit dhe dhjetorit të vitit 2021.