Sergio Ramos do të bëhet lojtari më i ri i Paris Saint-Germain.
Siç raporton RMC, mbrojtësi spanjoll ka arritur akordin për dy vite kontratë më nënkampionin e Francës dhe do t'i nënshtrohet testeve mjekësore në ditët vijuese.
Ramos, 35-vjeçar, u largua nga Real Madridi pas 21 viteve pasi nuk arriti marrëveshje për rinovimin e kontratës.
Me Real Madridin, ai fitoi pesë herë titullin e Spanjës, katër herë Ligën e Kampionëve, dy herë Kupën e Spanjës, katër herë Superkupën e Spanjës, tri herë Superkupën e Evropës dhe katër herë Botërorin e klubeve.
Ndërkaq, PSG-ja planifikon që brenda 15 ditëve të njoftojë për transferimin e Achraf Hakimit, Gianluigi Donnarummas dhe Ramosit.