Edhe Genk e kërkon shqiptarin që shënoi në Euro 2020

Futboll

Edhe Genk e kërkon shqiptarin që shënoi në Euro 2020

Nga: K.Goca Më: 1 korrik 2021 Në ora: 19:32
Edhe Genk e kërkon shqiptarin që shënoi në Euro 2020

Edhe pse është shumë e qartë se Ezgjan Alioski mund të përfundojë në Turqi (Trabzonspor, Fenerbahce dhe Galatasaray, klube që janë të interesuar për shërbimet e tij), në fund ai mund të zgjedhë një destinacion tjetër, shkruan media maqedone “sportmedia”.

“Sipas informacionit të fundit, ekipi nga Belgjika, KRC Genk është gjithashtu në lojë. 

Sidoqoftë, belgëve u duket se do të jetë e vështirë për ta që të marrin nënshkrimin e futbollistit, kështu që disi ata hyjnë "me ndrojtje" në garë", shkruan më tej.

KRC Genk vështirë se mund të ofrojë atë që do të ofrojnë tre gjigandët turq. Shqiptari me fanellën e Maqedonisë së Veriut, ka shënuar një gol në Euro 2020.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat