Ish-trajneri i kombëtares gjermane, Joakim Lëv e ka përjashtuar veten si një kandidaturë e mundshme për të zëvendësuar De Bur, në krye të pankinës së Holandës.
Këtë deklaratë, Lëv e dha pas konferencës së tij të fundit si trajner i Gjermanisë, pasi u pyet nga gazetarët, për shkak se në shumë media, u aludua se ai mund të merrte drejtimin e “tulipanëve”, shkruan The Netherlands News Live.
”Jo, sigurisht që nuk jam i interesuar në këtë moment. Holanda ka shumë trajnerë të mirë që e njohin mirë futbollin. Kombëtarja Holandeze është zhvilluar mirë, por fatkeqësisht u eleminua nga turneu pak më shpejt nga sa e kisha parashikuar”, tha Lëv në fjalën e tij.
Ai la pankinën gjermane pas 15 vitesh, ku si trajner arriti të fitonte Kupen e Botës në vitin 2014, si dhe Kupën e Konfederatave në vitin 2017. Tekniku gjerman, e dërgoi gjithashtu Gjermaninë në finalen e Euro 2008, gjysëfinalen e Kupës së Botës 2010, si dhe gjysmëfinalen e Euro 2016.