Kombëtarja e Belgjikës është e gatshme për ndeshjen kundër Italisë, në çerekfinalet e “Euro 2020”.
Në rrjetet sociale të “Djajve të Kuq”, ky është prezantimi i sfidës së sotme kundër axurrëve: Romelu Lukaku si një gladiator, triumfues në një arenë me valëvitje flamujsh italianë.
Në këmbët e tij një përkrenare dhe një mburojë me simbolet e kombëtares italiane.
Imazhi shoqërohet me mbishkrimin “Veni, vidi…” (Erdha, Pashë, Pushtova), teksti latin, në të cilin mungon vetëm folja “pushtova”, e përfaqësuar megjithatë nga britma e Lukakut, e shoqëruar në këtë skenë nga dy shokët e skuadrës, përfshirë Dries Mertens, i cili mund të luajë mes titullarëve sonte, duke pasur parasysh problemet fizike të Eden Hazard dhe Kevin De Bruyne.