Zyrtare, United vendosë për të ardhmen e Juan Matas

Futboll

Zyrtare, United vendosë për të ardhmen e Juan Matas

Më: 2 korrik 2021 Në ora: 13:18
Zyrtare, United vendosë për të ardhmen e Juan Matas

Manchester United ka njoftuar se ka arritur marrëveshje me Juan Matan për vazhdimin e kontratës deri në vitin 2022.

33-vjeçari u bashkua me “Djajtë e Kuq” nga rivalët e Premierligës Chelsea në janar të viti 2014 dhe që prej asaj kohe ka bërë 273 paraqitje, duke shënuar 51 gola, përcjellë KosovaPress.

I quajtur një magjistar në fushë dhe një zotëri jashtë saj, Mata është bërë një nga lojtarët më të njohur në historinë e fundit të United.

Dhe ai është shumë i respektuar nga të gjithë shokët e tij të skuadrës.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat