Vllaznia nuk i ndahet talenteve të saj të akademisë. Skuadra shkodrane ditën e sotme ka zyrtarizuar Klejdi Palokën si lojtarin e ri kuqeblu.
19-vjeçari luan në fazën mbrojtëse po ashtu edhe në mesfushë dhe sipas klubit shkodran shihet si një element i perspektivës.
Paloka ka firmosur kontratë 5-vjeçare dhe këtë lajm e ka bërë të ditur vetë klubi i Vllaznisë me anë të një postimi në profilin e saj në rrjetin social “Facebook”.
"Vllaznia e sezonit të ri ka plotësuar organikën e saj me një tjetër lojtar të ri. Ditën e sotme, drejtuesit e klubit kanë firmosur me futbollistin 19 vjeçar Klejdi Paloka, që është produkt i Akademisë tonë.
Paloka është një lojtar që luan si në mbrojtje, ashtu edhe në mesfushë dhe konsiderohet një element i perspektivës. Me të është firmosur një kontratë 5 vjeçare sepse klubi beson shumë në aftësitë e tij”, njofton Vllaznia.