Ish kryetrajneri i famshëm i Prishtinës, kroati Mirosllav Çiro Bllazheviç, si gjithmonë i njohur me deklarata të nxehta, kësaj radhe godet shumë ashpër futbollistin kroat Ante Rebiç.
Futbollisti i Milanit ka qenë fajtor direkt për golin e parë që kroatët pësuan nga Spanja, dhe pastaj Rebiç gjithashtu kritikoi përzgjedhësin kroat Zlatko Daliç.
Bllazheviç nuk e fal Rebiçin për këtë!
“Më vjen keq, Rebiç është një njeri i vdekur për mu. Është e pafalshme, është më e keqja që mund të thotë një lojtar.
Ai tradhtoi Daliçin, por jo vetëm Daliçin, por gjithë kombin”, tha mes të tjera Bllazheviq.
Çiro ka qenë selektori i kombëtares së Kroacisë, i cili në vitin 1998 fitoi medaljen e bronztë në Kampionatin Botëror.