Më 9 korrik tërheqja e shortit për elitën e futbollit të Kosovës!
Komisioni i Garave i Superligës dhe Ligës së Parë njofton klubet dhe opinionin se tërheqja e shortit për edicionin e ri garues 2021/22 do të bëhet të premten e ardhshme, më 9 korrik, në ambientet e stadiumit “Fadil Vokrri”, ka bërë të ditur Federata e Futbollit të Kosovës.
"Shorti për Superligë do të tërhiqet në orën 12:00, për Grupin A të Ligës së Parë në orën 12:30 dhe për Grupin B të Ligës së Parë, në orën 13:00".
Skuadrat mezi presin t'i mësojnë rivalët.