Një numër i caktuar i futbollistëve do t’i ndërrojnë skuadrat gjatë afatit kalimtar veror dhe gjithnjë në kërkim të ndonjë klubit me kushte më të mira.
Futbollisti Gentijan Foniqi largohet nga Drenasi, por nuk dihet se ku do të luajë në edicionin e ri.
“Ju informoj se kontrata ime me KF Drenasin ka mbaruar.
Falënderoj kryesinë e klubit dhe bashklojtarët për respektin dhe korrektësinë për këto 3 vite e gjysmë”, njofton Foniqi.