Futbollisti i kombëtares së Maqedonisë së Veriut, shqiptari Ezgjan Alioski, po kërkohet nga një numër i madh i skuadrave, si Fenerbahce, Galatasaray dhe Trabzonspor.
Megjithatë skuadra turke Trbazonspor e do me çdo kusht në radhët e veta futbollistin e Leeds Utd.
“Klubi nga Trabzoni po bën përpjekje për të sjellë mbrojtësin në radhët e veta.
Ky klub e ka rritur ofertën për 1.2 milion euro pagë vjetore, plus një bonus prej 500 mijë eurosh kur nënshkruan me klubin”, shkruan mes të tjera “Ekipa.mk”.