Bastet e favorizojnë Kombëtaren e Spanjës në duel me Zvicrën, në kuadër të çerekfinales së Kampionatit Evropian në futboll.
Ndeshja zhvillohet në stadiumin “Gazprom Arena” në St. Petersburg të Rusisë.
Xherdan Shaqiri dhe Admir Mehmedi me Zvicrën janë para një përballje shumë të vështirë.
Kapiteni Granit Xhaka mungon për shkak të kartonëve të verdhë.
Bastet
Bastet secila e favorizon Spanjën, por ky është vetëm një koeficient basti.
“888sport’ e ka koeficientin 1.65 për fitoren e Spanjës, për barazim 3.80 dhe për triumfin e Zvicrës 5.80.
“Betfair’ pak ndryshon, 1.65 për triumfin e Spanjës, 3.90 për barazim dhe 6.00 për fitoren e Zvicrës.
“ComeOn’ e ka pak më shumë koeficientin, 171 për fitoren e Spanjës, 3.85 për barazim dhe 5.75 për ngadhënjimin e Zvicrës.