Uri Geller është njëri prej magjistarëve dhe iluzionistëve nga Izraeli më të njohur në botë.
Derisa ai ka pasaportë britanike, ai mbështet Kombëtaren e Anglisë në futboll.
Ai ka marrë meritat për huqjen e rastit të 100 përqindtë të Thomas Mullerit në ndeshjen Angli – Gjermani në fazën e eliminimit direkt të “Euro 2020”.
“Po sigurisht që është merita ime. Unë bërtita, një, dy, tre dhe përkulem”, tha ai në një interviste për mediat në Angli.
Geller ka marrë përgjegjësitë edhe të disa momenteve të mëdha të futbollit. Ai pretendon se ndikoi në penalltinë e humbur të Gary McAllister në ndeshjen Skoci-Angli në “Euro 1996”.