Në 22 ndeshjet që kanë luajtur mes tyre, Spanja ka humbur vetëm një herë kundër Zvicrës dhe ky është një sinjal pozitiv në prag të sfidës së sotme, e vlefshme për çerekfinalet e Europianit. Zvicra ka luajtur 4 herë në këtë fazë, por i ka humbur 3 të mëparshmet.
“Furia e Kuqe” u bë ekip i parë në histori që shënon nga 5 gola në dy ndeshje radhazi të Europianit. Kurrë nuk kishte shënuar më shumë sesa 4 gola në 42 ndeshjet e para të këtij kompeticioni., shkruan panoramasport. Meqë jemi te golat, edhe Zvicra ka pasur një rritje në aspektin e golave pasi ka shënuar 3 në 2 ndeshjet e fundit të Europianit.
Kundër Francës pati një saktësi 25% të goditjeve në portë, e thënë ndryshe që shënoi 3 gola me 12 goditje.
Efektiviteti nuk është i keq. Por “Furia e Kuqe” ka një armë të fortë në këtë kompeticion dhe në të gjithë historinë e saj, çka është qarkullimi i topit dhe saktësia e pasimeve. Mesatarja e zotërimit të topit nga Spanja është 73%, ndërsa saktësia e pasimeve 90%.