Futbollisti boshnjak pritet të largohet nga Roma gjatë kësaj vere. Veterani i sulmit mund t’i bashkohet Juventusit, i cili e ka rikthyer interesimin për të
Edin Dzeko mund të largohet nga Roma gjatë kësaj vere. Lajmin e ka bërë të ditur mediumi italian “Calciomercato”, përcjell Gazeta Express. Sulmuesi boshnjak e ka një rrogë të majme prej 7,5 milionë eurosh në vit dhe “Giallorossi” nuk po kanë mundësi ta paguajnë atë. Prandaj, ish-futbollisti i Manchester Cityt pritet të ndërrojë mjedis.
Dhe, veterani i sulmit mund t’i bashkohet Juventusit në sezonin 2021/22.
“Bianconeri” nga ana e tyre e kanë rikthyer interesimin për sulmuesin e rrezikshëm dhe Dzeko mund të vishet Bardhezi në ditët apo javët në vazhdim. 35 vjeçari ka qenë njëri prej sulmuesve më të mirë dhe më konkretë i viteve të fundit në Serie A.