Transferimi i shtrenjtë i Philippe Coutinhos në Barcelonë thjesht nuk ka funksionuar dhe katalanasit janë të etur për ta larguar brazilianin dhe janë në kërkim të klubeve të interesuara për shërbimet e tij.
Sipas “The Sun”, Coutinho do të ishte i etur për një kthim në Liverpool, dhe trajneri Jurgen Klopp do të ishte i hapur për realizimin e këtij operacioni.
Sidoqoftë, edhe Brendan Rodgers, trajneri i Leicester Cityt është i etur ta ketë barzilianin nën urdhrat e tij.
Përveqç skuadra angleze, Coutinho është lidhur edhe me Milanin në Serie-A, skuadër e cila është në kërkim të një fantazisti në mesfushë pas largimit të Hakan Calhanoglu në drejtim të Interit.