Sfida kundër Zvicrës, senatori i iberikëve: Kjo skuadër nuk trembet!
Çezar Azpilikueta është duke përjetuar një rini të dytë dhe pasi fitoi Champions-in me Çelsin kërkon të triumfojë edhe në Europian me Spanjën.
Mbrojtësi spanjoll thotë se ka gjetur disa djem të shkëlqyer dhe të karikuar në maksimum.
“Ne kemi punuar shumë dhe duam të bëjmë diçka të bukur këtë verë. Fitorja e Europianit nuk është e pamundur, pasi kemi lojtarë të një niveli të lartë dhe me shumë besim.
Duhet të bëjmë gjithçka në fushë ndaj Zvicrës, sepse është skuadër delikate. Spanja nuk trembet aspak dhe do të luajë pa frikë me objektivin për të shkuar deri në fundin e këtij kompeticioni”, ka thënë Azpilikueta.