Jose Mourinho ka zbarkuar në Romë.
Ish trajneri i Real Madrid, Chelsea, Inter e shumë klubeve tjera, ka arritur të premten në mëngjes në Romë për t’ia nisur punës te klubi i ri.
Te Roma janë shumë entuziast me ardhjen e Mourinhos me të cilin shpresojnë që brenda pak vitesh, të rikthehen te trofetë, që i mungojnë pothuajse që 20 vite.
Se sa shumë e duan Mourinhon fansat e Romës, e tregon këtë edhe pritja që i bërën trajnerit portugez.