Xhaka: Nuk u dorëzuan

Futboll

Xhaka: Nuk u dorëzuan

Më: 2 korrik 2021 Në ora: 17:29
Xhaka: Nuk u dorëzuan

Taulant Xhaka e njeh më mirë se kushdo Granitin. Mesfushori i Kombëtares shqiptare ka folur për kualifikimin e Zvicrës, por mbi të gjitha për faktin që vëllai i tij nuk do të luajë dot në çerekfinalet e Europianit kundër Spanjës.

Në një prononcim për mediat zvicerane ai thotë se foli menjëherë pas duelit me Francën dhe Graniti ishte shumë i zhgënjyer. “Unë e pashë të lumtur dhe të gëzuar në fushën e lojës, ashtu siç e patë të gjithë ju.

Në të vërtetë kur fola në telefon pas ndeshjes ishte edhe i zhgënjyer që nuk luan dot në çerekfinale. Është një mëkat i madh sepse e meritonte. Ndaj Francës bëri një ndeshje të shkëlqyer. Por, i tillë është futbolli. Më vjen shumë keq!”, ka thënë Taulanti.

Ai më tej foli edhe për performancën e ekipit dhe shanset kundër Spanjës. “Më pëlqyen të gjithë. Nuk u dorëzuan. Unë kam disa miq dhe thuajse i njoh të gjithë lojtarët e Zvicrës. Bënë mirë ndaj një ekipi të madh si Franca.

Tani ndaj Spanjës duhet të lënë sërish zemrën në fushë në mënyrë që të shkojnë në gjysmëfinale. Nuk është e lehtë, por kjo është rruga e vetme”, shtoi mesfushori i kuqezinjve. Xhaka është rikthyer në stërvitje me skuadrën e Bazelit pas një kohe të gjatë.

Ai kreu një operacion në gju dhe ka nisur fazën përgatitore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat